U krijuam në 2022
Qëllimi ynë është një rutinë edukative e qartë, humane dhe e organizuar për fëmijë, nxënës dhe maturantë.
Lu-Em Center është porta edukative për grupmosha të ndryshme, duke filluar nga grupi parashkollor e deri te mbështetja e maturantëve në provimet e Maturës Shtetërore.
Qëllimi ynë është një rutinë edukative e qartë, humane dhe e organizuar për fëmijë, nxënës dhe maturantë.
Klasat fizike vendosen në dispozicion sipas orareve të kurseve dhe programeve, në baza ditore ose semestrale.
Prioriteti ynë është mbështetja profesionale e nxënësve tanë përmes disiplinës, përkushtimit dhe prezencës në studim.
Arsimi dhe edukimi zënë një vend të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit. Ne besojmë se ecuria e mirë në mësime lidhet me vullnetin e mirë, përkushtimin, studimin, disiplinën dhe prezencën e rregullt në orët e mësimit dhe studimit.
Klasat kanë 5-8 nxënës secila dhe janë të plotësuara me mjete mësimore-edukative që mundësojnë një proces aktiv, krijues dhe ndërveprues.
Klasa në dispozicion sipas nevojave të programit, orareve të kurseve dhe ritmit të fëmijëve.
Plan pune i organizuar për periudha më të gjata, me ndjekje të vazhdueshme dhe objektiva të qarta.
Mjete mësimore dhe edukative që nxisin pjesëmarrjen, mendimin logjik dhe punën krijuese.
Që nga momenti që hyjnë në qendër, fëmijët nxiten të shprehin pritshmëritë dhe mendimet e tyre, duke respektuar të drejtat e gjithsecilit. Ata orientohen të vlerësojnë diversitetin dhe të jenë bashkëpunues e konstruktivë në marrëdhënie me njëri-tjetrin.